Kryeministri Fatos Nano zhvillloi sot nje vizite ne Malesine e Madhe, i shoqeruar nga Ambasadori amerikan ne Tirane, James Jeffrey, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, ministr
Kryeministri Fatos Nano zhvillloi sot nje vizite ne Malesine e Madhe, i shoqeruar nga Ambasadori amerikan ne Tirane, James Jeffrey, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poci, ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Besnik Dervishi, ministri i Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi.
Kryeministri Nano u prit, ne Komunen Dedaj, nga Prefekti i Qarkut Shkoder, deputeti i zones, perfaqeues te pushtetit vendor te Malesise se Madhe dhe banore te zones.
Me pas, Kryeministri Nano inuguroi rrugen Koplik-Dedaj, 13 kilometra e gjate, dhe Ujesjellesin e Shkrelit, me nje vlere prej 45.586 mije leke.
Gjate inaugurimit te ketyre dy objekteve Kryeministri Nano u shpreh:
"Jam shume i kenaqur mes jush sot qe po perurojme dy objekte te rendesishme aq te domosdoshme ne zhvillimin e zones suaj. Me objektivat qe kemi ndermare per permiresimin e infrastruktures ne po punojme qe objekte te tilla te perfundojne ne cdo skaj te Shqiperise. Mbarimi i segmentit rrugor Koplik-Dedaj, qe u projektua dhe zbatua nga sipermarresit shqiptare, me ben t'ju garantoj se, se shpejti, me fondet qe kemi parashikuar, kjo rruge do te vazhdoje deri ne Razem dhe Boge.
Per te ardhur nga Kopliku ne Dedaj pershkruam rrugen e re 13 km per disa minuta. Kjo eshte vetem nje pjese e rruges qe te con ne nje nga perlat e natyres shqiptare sic eshte Razma. Perfundimi i punimeve brenda ketij viti si ne degezimin Dedaj-Boge ne drejtim te Thethit ashtu edhe deri ne Razme, do t'i jape nje impuls te fuqishem zhvillimit te kesaj zone te Shqiperise dhe do tí lejoje qytetaret shqiptare dhe te huaj te perfitojne nga pasuria e rralle klimaterike-kurative qe ju keni. Keshtu qe shume shpejt do te fleme ne ajrin e mrekullueshem te Razmes dhe plazhin do ta bejme ne Velipoje.
Ashtu sic miratuam perpara dy ditesh ne KRRTRSH planet rregulluese te zonave klimaterike dhe turistike te Voskopojes dhe Dardhes, se shpejti do te miratojme edhe studimin e plote te kesaj zone, duke e trajtuar ate si zone zhvillimi me perparesi turizmin malor, gje e cila do te permiresoje edhe nivelin e jeteses suaj.
Me qe jemi tek rruget me lejoni t'ju them se me fondin e Bankes Islamike dhe me fonde te qeverise Shqiptare fillon dhe mbaron brenda tre muajsh rruga 6 kilometra nga Zagora deri ne Budish, dhe me rastin e 60 vjetorit te luftes heroike te Recit do te ingaugurojme rrugen e asfaltuar deri ne Rec. Po ashtu, po gjate kesaj vere me te gjithe kushtet e nje rruge moderne, do te perurojme edhe rrugen nga Kopliku per ne Shkrel.
Ketu ne zonen tuaj, se shpejti do te hapim piken kufitare te Vermoshit dhe do te asfaltojme edhe rrugen deri ne Vermosh, si dhe ne qender te komunes se Kastratit do te perfundojme rruget, trotuaret e kanalizimet e nevojshme.
Venia ne pune e stacionit hekurudhor te Bajzes, jo me larg se nje muaj me pare, dhe perfundimi i rruges Shkoder-Hani i Hotit sipas standarteve europiane do te dubloje lidhjen e veri-lindjes se Shqiperise me infarstrukturat trans-europiane te Korridorit 10.
Vepra tjeter qe po inagurojme sot eshte ujesjellesi i Shkrelit. Te dhjete mije banoret e kesaj zone do te kene uje te rrjedhshem 24 ore ne shtepi pas kesaj dite. Ky objekt u ndertua ne nje kohe rekord prej 9 muaj nga projektimi deri tek perfundimi i punimeve. Volumi i punimeve perfshin konstruktimin e 32 kilometra tubacione me nje zgjidhje teknike moderne te furnizimit te 15 fshatrave te zones me 20 litra uje ne sekonde, ku pothuajse per cdo fshat ka depon e tij. Vemendja e qeverise nuk do te ndalet ketu. Synimi yne eshte furnizimi i te gjithe fshatrave te Malesise se Madhe dhe rrethinave te Shkodres me rrjetin e rikonstruktuar. Me fondin e Bankes Islamike dhe te Qeverise brenda ketij viti do te kryhet edhe rikonstruksioni i kaptazhit te Rrjollit duke e ngitur prurjen nga 30 litra ne sekonde ne 100 litra ne sekonde, sasi kjo, qe do te mjaftoje per te furnizuar deri ne 100 000 banore. Per kete punimet do te fillojne se shpejti nga nenkontraktori shqiptar.
Ne harkun kohor te 2003-2004 jemi te angazhuar per te zgjidhur perfundimisht edhe problemet e furnizimit me energji elektrike per te gjithe Malesine e Madhe, duke instaluar linjen 110 kilovoltesh.
Duke ju u uruar ta gezoni rrugen dhe ujesjellesin, uroj te gjithe te punojme per nje jete me te mire."