E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemi, sot ne nje analize politike, ne nje vit elektoral, viti i riperteritjes se organeve vendore ne te gjithe vendin. Riperteritje ne rastin tuaj do te thote permbysje e situates. Permbysje te situat

Jemi, sot ne nje analize politike, ne nje vit elektoral, viti i riperteritjes se organeve vendore ne te gjithe vendin. Riperteritje ne rastin tuaj do te thote permbysje e situates. Permbysje te situates ne kontradikten themelore qe shfaqet ne kete qark, qe subjekti yne politik votohet me shume se kandidatet.

Kemi momente perfaqesimi politik te se njejtes parti qe drejton maxhorancen qeverisese ne vitin e gjashte, por rezultati i vjelur elektoral ne zgjedhjet e fundit vendore apo qendrore ne qarkun e Kukesit ishte 11% me i ulet se sa mesatarja e PS ne shkalle vendi.

Partia Socialiste frymezonte njerezit ne Kukes. PS e Kukesit ka qene nje nga bastionet e te majtes progresiste ne shkalle vendi. PS e Kukesit ka luajtur nje rol te pazevendesueshem ne kombinimin e maxhorances socialiste dhe progresiste me mandatin e dyte qeverises ku ka bere gjithe keto trasformime. Te gjitha keto reforma: çelja e negociatave te Shqiperise me BE, perfaqesimi denjesisht ne marredheniet me SHBA dhe me NATO-n. Krahas transformimeve ne shkalle vendi, po kthen fytyren tanime ne forme investimesh publike dhe donacionesh nderkombetare, nga zhvillimi i te gjitha trevave, nga zhvillimi i zones veriore, nga zhvillimi i Kukesit si qender e ketij qarku te rendesishem. Kete e treguam dhe sot me inagurimin e punimeve te aeroportit te dyte nderkombetar te vendit Aeroportit te Kukesit.

PS e Kukesit ashtu si PS ne vite, e tregoi veten si komunitet mikprites, jo vetem i kosovareve, por edhe i gjithe vemendjes nderkombetare per kapercimin e krizes se Kosoves dhe per rolin e Shqiperise dhe shqiptareve ne renien e regjimit te Milosheviçit ne ish –Jugosllavine. PS e Kukesit e tregoi veten jo vetem si mikepritese, por dhe e afte dhe e perkushtuar per zhvillim dhe integrim te Shqiperise ne rajon dhe me gjere.

Keto vjet, ne 37 njesi qeverisje vendore qe ka qarku Kukes- Has- Tropoje, prej te cilave 5 bashki, PS drejton dhe qeverise vetem ne 7 komuna ne shkalle qarku.

Atehere une dua te kuptoj nga ju c'do te thote permbysje e situates. Ne kemi permbysur nje pjese te situates me riorganizimin e partise duke nxjerre jashte influences politiken klanore qe kryhet ne kurrizin e partise dhe mbron interesat e veta. (klanet gjithmone e meritojne ndeshkimin elektoral).

PS eshte kaq e madhe sa qe nuk mund te brehet dhe te ndeshkohet per shkak klanesh. Une jam ketu per t'iu garantuar se do te kete nje mbeshtetje dhe vemendje te plote te PS ne shkalle vendi dhe te shtetit ligjor, qe te largohen nga detyra apo zyra te gjithe njerezit qe kane abuzuar me mandatin e perfaqsimit dhe ligjit, me fondet publike qofshin te kujtdo: te PS, te PSD te PBDNJ, te PD etj. Une e kuptoj, po ashtu si ju, qe me njerez te cilet kane probleme me drejtesine, nuk mund te vazhdohet as te administrohet shteti dhe qeverisja qendrore apo vendore, apo te perfaqsohet nje maxhorance progresiste qe po transformon te gjithe vendin.

Nderkaq, une dua te kuptoj nga ju si po angazhoheni me kalendarin e veprimeve politike te vitit 2003, sepse partia eshte shume e madhe per t'u reduktuar ne intriga te vogla dhe kjo eshte shume e rendesishme dhe vitale kete vit, qe partia ka Konferencen dhe Kongresin zgjedhor ne shkalle vendi.

Partia ne Kukes eshte nje shembull se si kapercehen ndarjet dhe klanet. PS ne shkalle kombetare pret kete lloj mesazhi nga partia ne Kukes.

Te jeni te sigurt qe PS ne shkalle kombetare u formua ne grup dhe shoket, (shoke shume te mire qe jane pjesetare te udheheqjes ne 12 vjet, ne kryesi dhe ne KPD), nuk do te lejojne asnje intrige politike me pushtetin qe shkaterron solidaritetin, qe percan partine, qe sjell ne parti njerez te dale nga partia, qe ne menyre te papergjeshme per shkak te konflikteve te interesave private me ato te perfaqsimit politik apo qeverises, do te ishin gati t'i dorezonin edhe opozites se vjeter pushtetin qeverises.

Une jam ketu per te zhvilluar kete lloj diskutimi dhe debati me ju dhe per te marre te gjithe pergjegjesite qe brenda muajit maj te kryejme se bashku ne perputhje me ligjin, me rregullat e sherbimit civil, te gjitha zevendesimet qe shendoshin gjendjen e puneve te perfaqesimit dhe te administrimit te pushtetit, te fondeve dhe te projekteve te zhvillimit te qarkut te Kukesit, te bashkive dhe te komunave te Kukesit dhe natyrisht dhe gjendjen e komunikimit te partise me elektoratin, ne maxhorance te majte ne Kukes, (jam i bindur qe nuk ka ndryshuar gje).

Une jam ketu per te biseduar me te gjithe ju. Jam ketu ne shtepine time politike. Do te vazhdoj te bisedoj dhe me perfaqesues te pushtetit vendor, qe kontrollohen nga perfaqesues te partive te opozites apo te partive te tjera. Une do t'ju kerkoj te njejten gje qe te jene bashkeveprues, te pergjegjshem dhe te perkushtuar ne mireperdorimin e resurseve lokale, te potencialeve te komunitetit lokal, te vlerave sipermarrese dhe atdhetare te banoreve te ketyre trevave, per te realizuar rreth 9 miliard leke investime ne vitin 2003 ne kete qark, nga te cilat: 1.5 ne Has, 1.5 ne Tropoje 5 ne Kukes etj. te shtrira ne te gjithe infrastrukturen e zhvillimit te sherbimeve sociale me te nevojshme. Keto investime garantojne, jo vetem ruajtjen e treguesve te mireqenies dhe te sipermarrjes aktuale, por edhe zhvillimin e metejshem per t'u integruar, ashtu si me projektin kombetar te aeroportit dhe rruges Durres- Kukes, qe do te filloje te ndertohet segment pas segmenti sivjet. Keto investime garantojne edhe shanset e vlerat e perfshirjes se Kukesit si qark dhe si zone ne tregun kombetar, me integrimin rajonal dhe me bashkeveprimin e Shqiperise me vendet e rajonit dhe me boten moderne.

Po ju citoj: Investimet e 2003-shit perqendrohen ne rehabilitimin e veprave ujitese ne Gole, Bushtrice, Zogaj, Begaj Krasniqe, Granishte, Plan, krahas projektit IFAT 3 dhe projekteve ne mbyllje. Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpenzon 40 milione leke me programet e puneve publike komunitare. Ministria e Shendetsise ka projekte lokale per ndertimin e ambulancave ne fshatrat Kolosjan, Borje, Kalishe, sallen e reanimacionit ne spitalin e Kukesit, rikonstruksionin e repartit te pediatrise dhe sistemin e ngrohjes. Do te ndertohet shkolla 8- vjecare ne fshatin Bullmoll 5 milione leke, do te ndihmohen dhe perterihen rruget rajonale me 5 milione leke te tjera nga ministria e Pushtetit Vendor, do te kete rikostruksion te Pallatit te Kultures ne Kukes me 3 milion leke, do te vazhdoje investimi per ndertimin e ujesjellesit Morine – Kukes, si dhe studimet dhe projektet rregulluese te qytetit Kukes. Do te investohet edhe ne rruget Fushe- Arrez Kukes-Morine etj.

Ne do te zgjidhim, sivjet, krahas mbylljes perfundimtare te ceshtjes, kthim dhe kompensim pronash edhe kompensimin dhe normalizimin e kushteteve te prones dhe te jeteses per banoret e zonave qe u eshte permbytur toka nga hidrocentrali i Fierzes. Keta jane njerez po kaq te mire, shtetas dhe qytetare, po kaq te denje te Republikes se Shqiperise dhe njerez po kaq te shpronesuar nga transformimi 60 vjecar. Qeveria ka ngritur nje grup nderministror pune qe do te integroje vete zgjidhjen e problemeve te tyre ne zgjidhjen e madhe te çeshtjes se ketij kompensimi, si dhe te integrimit te ketij komuniteti social ne nevoje, ne zhvillimin lokal dhe kombetar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›