E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjekmarkaj: PD humbje tronditëse, të analizohen me urgjencë përgjegjësitë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj përmes një postimi në rrjete sociale kërkon mbledhjen me urgjencë të Forumeve të Partisë Demokratike, për të nxjerrë përgjegjësitë  që çuan në katastrofën e PD-së në zgjedhjet e 6 Marsit.

Gjekmarkaj thekson se ai është i gatshëm të mbajë përgjegjësinë e tij duke theksuar se nuk t’i shmanget asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e tij etike.

Në postimin e nënkryetarit të PD-së prej 4 muajsh, Gjekmarkaj thekson se “pavarësisht çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm”, nënvizon ai duke u bërë kështu i pari zyrtar i lartë në PD që ka pranuar publikisht se kjo forcë politike ka humbur zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem!

PD duhet të mbledhë sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›