Berisha: Fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë

Ish-kryeministri Sali Berisha, përpara se futej në seancën parlamentare, u shpreh se gara për 6 bashkitë, ishin zgjedhjet më të vështira në këto 30 vite.
“U përballën jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, shtojcën e tij, Lulzim Bravën. Eshtë demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe kur ka humbur apo ka fituar.Pra, i ka dhënë një zgjidhje problemit, duke shpallur çdo humbje, në mos fitore, të paktën jo-humbje”, tha Berisha.
Ky i fundit deklaroi se fitorja e Shkodrës ishte një mesazh frymëzimi dhe për bashkimin e të gjithë demokratëve.
“Të bashkohemi. Populli opozitar votoi opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD-së së rithemeluar. Fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Berisha.