E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeliç: Këtë vit do ta fillojmë dialogun me Prishtinën

Serbia shpreson për biseda për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në pranverë të vitit 2012, pas shënimit të “rezultateve të prekshme”, në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja me Kosovën, tha zëvendës kryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliç.

“Qëllimi i Serbisë është fitimi i statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe përcaktimin e datës për negociata në pranverë të vitit 2012”, tha mbrëmë Bozhidar Gjeliç, duke folur në Komitetin për marrëdhënie të jashtme të Parlamentit Evropian, në Strasburg.

Ai gjithashtu theksoi se viti 2011do të jetë “vit kur do të filloj dialogu i shumëpritur me Prishtinën dhe shpresojmë të arrijmë rezultate të para të prekshme”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›