E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marty: Intevista, jo kundër bashkësisë shqiptare

Raporteri i Këshillit të Evropës Dick Marty ka dhënë për herë të parë një intervistë për një mediat kosovare. Intervista Maritye publikuar në portalin albinfo.ch flet mbi raportin e tij lidhur më trafikim e organeve nga ushtria çlirimtare e Kosovës. Sipas tij, janë asgjësuar provat nga gjykata e Hagës për rastet që i përmend ai në raport. "Thënë shkurt, nuk ka pasur kurrë ndonjë hetim të vërtetë mbi këto ngjarje.

"Gjithashtu, sepse Shqipëria, dhe këtë ma kanë thënë ministri i drejtësisë dhe ai i punëve të brendshme i Shqipërisë, ishte e mendimit se nuk kishte asnjë arsye për të hapur një hetim mbi ngjarjet eventuale që kanë mundur të ndodhin në territorin e saj, sepse ajo vlerësonte se nuk ishte pjesë e konfliktit të ish-Jugosllavisë dhe nga ky fakt, ajo nuk shihte se në emër të cilit motiv duhej të hapte një hetim". Ai hedh poshtë akuzat se raporti ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së. "Nëse lexohet me kujdes raporti im, nuk është UÇK, si e tillë që kriminalizohet apo kritikohet. Nuk besoj se mund të konsiderohet UÇK-ja si një ushtri e strukturuar, në kuptimin klasik, me një gjeneral etj. Mirëpo, për mendimin tim, ka pasur abuzime dhe krime që janë kryer nga disa grupe, të cilat, sipas mendimit tim, duhet të jenë objekt i një hetimi. Ajo që kam sjellë unë në këtë raport nuk është në fund të fundit diçka shumë e re. Qoftë UÇK-ja, disa forca të UÇK-së, apo z. Thaçi, të gjithë tashmë kanë qenë të cituar në shumë raporte të shërbimeve informative" ka thënë ai. Lidhur me romanin e Karla del Pontes,që ka pothuajse të njëtat akuza, Marty ka thënë se është në fund të karrierës së tij politike dhe nuk do të kishte rrezikuar karrierën duke shkruar një roman në vend të një raporti. Marty ka thënë se nëse lexohet me kujdes raporti, nuk ka thënë në asnjë rast se kryeministri i Kosovës në largim Hashim Thaçi është i implikuar drejtepërdrejt në një trafik organesh. "Por, them se njerëz shumë të afërt të z. Thaçit janë të implikuar.
 

Pra, është e vështirë të mendosh se ai nuk ka dëgjuar kurrë për to. Për ndryshim nga zonja Carla del Ponte, unë saktësoj shumë aspekte. Nuk them se bëhet fjalë për qindra transplantime të paligjshme. Flas vetëm për një grusht rastesh". Ai ka mohuar kategorikisht se ka përdorur material nga Beogradi për të përpiluar raportin. "Unë ju jap fjalën time të nderit që asnjë material serb nuk ka mundur të përdoret dhe që nuk kemi përdorur". I pyetur nëse mund të përmirësohet imazhi pas akuzave të tilla kundër Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, Marty ka thënë se Kosova ka një perceptim të gabuar. "Perceptim i gabuar kur kosovarët besojnë se ne do t`i identifikojmë ata apo Kosovën me kriminalitetin. Jo. Edhe një herë, raporti flet për një afërsi shqetësuese të disa qarqeve politike me krimin e organizuar. Nuk mund të pretendojmë se nuk e kemi pas ditur" ka deklaruar Marty.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›