E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit amerikane te shkollave te mesme te stresuar nga provimet

Nje eksperte e arsimit ne Shtetet e Bashkuara e cila kohet e fundit ka botuar nje artikull ne revisten Shkenca thote se te rinjte e shkolles se mesme po demtojne jeten e tyre premtuese. Sic  njofton korrespondentja e Zerit te Amerikes Rosanne Skirble autorja pretendon se gara per te dal ne krye ka kompromentuar mireqenien e studenteve dhe ka hequr kenaqesine e te mesuarit.

Deborah Stipek eshte dekane e Shkolles se Arsimit ne Universitetin e Stanfordit dhe eksperte ne motivimin e studenteve per te mesuar. Ajo thote se prirja ne shume shkolla te larta eshte mesimi permes testeve nje fakt qe ajo e di nga vajza e saj. E gezuar pas perfundimit te provimit te fundit te programit AP per te kaluar nje kurs te nivelit universitar te frengjishtes ajo i tha nenes se saj se ishte e lumtur qe kurre me nuk do te flase frengjisht.

Une mendoj se kjo zbuloi thelbin e vertete te problemit pra problem eshte programi AP pasi kurset e frengjishtes qe ajo ka perfunduar nuk jane per mesimin e frengjishtes pra per te mundesuar komunikimin me nje kulture te ndryshme per te udhetuar  apo per te patur nje aftesi qe mund te jete e dobishme ne jete. Por thjesht ky kurs ishte per marrjen e nje rezultati te nje provimi qe do ti ndihmoje asaj te zgjedhe universitetin ne te cilin ajo deshiron te shkoje.

Ne nje ankete kombetare te vitit 2010 me studentet e vitit te pare ne universitet te kryer nga Universiteti i Kalifornise ne Los Anxhelos 29 per qind thane se ishin te tronditur nga ngarkesa e rende e studimeve ne vitin e fundit te shkolles se mesme.

Ky numer u rrit me dy pike nga viti i meparshem. Zonja Stipek thote se studentet jane te stresuar dhe kane arsye te mira per ta theksuar kete.

Ata nuk jane duke shijuar ate qe mund jete kenaqesi e pabesueshme nga te mesuarit dhe zhvillimin e te kuptuarit dhe te aftesive. Te mesuarit mund te jete nje aventure por ne vend qe te jete nje aventure te mesuarit ne thelb eshte bere thjeshte nje prove. Nje prove qe lidhet me aplikimin per tu pranuar ne universitet.

Dokumentari i vitit 2009 Race to Nowhere shqip Gara per Askund jep nje kronologji te pakenaqesive ne mesin e te rinjve prinderve te tyre dhe mesuesve.

Isha intervistuar ne kete dokumentar si shume te tjere dhe une mendoj se intervistat me bindese ishin ato te studenteve. Keta studente ishin ata te cilet jane ndjere nen presion te madh per te dhene rezultate pra sipas mendimit tim i kushtohet me shume rendesi dhenies se rezultave sesa procesit te te mesuarit.


Nxenese Une nuk mbaj mend heren e fundit kur kam patur nje rast per te luajtur ne oborrin e shtepise.

Nxenes Shkolla ishte presion aq i madh sa qe cdo dite zgjohesha me merzi per te shkuar ne shkolle.

Nxenese Une shpenzoja gjashte ore cdo nate duke bere detyrat e shtepise.
Nxenes Ne duhet te pranohemi ne shkollat me te mira.

Nxenese Ne duhet tu nenshtrohemi provimeve dhe intervistave.

Zonja Deborah Stipek e Universitetit te Stanfordit thote se arsimtaret duhet te fillojne te ndryshojne politiken ndaj detyrave te shtepise te punojne ne pershtatjen e studentet me kolegjet qe perkojne me interesat e tyre dhe duhet ti kushtojne vemendje asaj qe thone nxenesit.


Nje nga gjerat qe shkollat jane duke bere dhe ne po bashkepunojme me to eshte organizimi i anketave vjetore me studentet per te gjetur se kush jane burimet e stresit dhe ankthit dhe per te marre idete e tyre ne ate qe shkollat mund te bejne cfare lloj politikash duhet te ndjekin. Kjo ka qene nje gje shume e mire sepse ne kemi shkuar edhe ne shkollat ku thuhet  se nuk ka ekzistuar nje problem i tille. Pastaj ata zhvillojne nje ankete me studentet dhe habiten nga ajo qe thone ata.

Zonja Stipek shton se arsimtaret  dhe prinderit - duhet te reagojne duke i ndihmuar nxenesit per te evidentuar interesat e tyre angazhimin dhe aftesite intelektuale dhe ne te njejten kohe per te pakesuar stresin e tyre. Perndryshe thote ajo rrezikon te shkaterrohet entuziazmi i te rinjve per te mesuar. Artikulli i studjueses Deborah Stipek eshte botuar ne revisten Shkenca.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›