E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjen pas një viti unazën e humbur me vlerë 200 mijë euro

E pabesueshme, por e vërtetë. Bianca Jagger, ish gruaja e liderit të Rolling Stones ka gjetur unazën me vlerë 200 mijë euro, të humbur në fund të gushtit të shkuar, ndërkohë që ishte në festivalin e muzikës klasike dhe operës lirike në Salisburgo, në veri të Austrisë.

Një agjent i policisë së Salisburgut ka thënë se i ka dhënë lajmin e mirë ish gruas së drejtuesit të grupit të njohur: “Është shumë e lumtur, ndonëse pak e lënduar për lajmet rreth një grabitjeje që kanë qarkulluar në shtyp rreth saj”- ka thënë ai.

Ai që ka bërë me dije lajmin ka thënë se unaza ishte me gurë të çmuar, platin, zbukuruar me diamantë të vegjël dhe në qendër me një akuamarin me diametër 15 milimetër.

Bianca Jagger ka deklaruar se e kishte humbur unazën teksa ishte duke marrë një taksi, në 22 gushtin e një viti më parë. Atë e kishte gjetur po atë ditë, një banor i Salisburgut, i cili e kishte marrë si një send të zakonshëm, duke injoruar kështu vlerën e vërtetë, e më pas e bëri dhuratë.

U kuptua se ajo i përkiste zonjës Jagger vetëm disa ditë më pas, kur u publikua lajmi në një gazetë. Atëherë ai që e kishte gjetur, kërkoi t’i rikthenin dhuratën e bërë dhe më pas ta dorëzonin në polici.

Burri, që ka dashur të mbetet anonim do të marrë një shpërblim prej 10 mijë eurosh, baraz me 5% të vlerës së objektit, ashtu si e parashikon ligjin austriak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›