Pas 15 vjet fejese, Jovanotti thotë Po
Pas 15 vjet fejese, Jovanotti ka thënë më në fund “po”. Lorenzo Cherubini, i njohur nga të gjithë me emrin e artit Jovanotti, ka njoftuar dasmën me Francesca Valiani, të fejuarën e tij historike.
Një ceremoni e shkurtër, diçka rreth një orë nga 11.30 deri 12.30, në kishën Santa Maria Nuova di Cortona, e cila është hapur pas një restaurimi.
Ritin e zhvilluan tre religjozë: don Ottorino Capannini, Antonio Mencarini, mik dhe baba shpirtëror i Jovanottit dhe don Gino Rigoldi, prifti i Beccarias.
Gjatë ceremonisë ka pasur shumë emocione, aq më tepër kur të gjithë kanë parë të shfaqet vajza, Teresa, e cila ka luajtur në violinë për ata të dy.
Ai ka qenë me smoking, me një papion ngjyrë gri dhe me një kapele në kokë. Kurse ajo me një veshje klasike, sigurisht me ngjyrë të bardhë. Në duar mbante një buqetë me lule. Hyrja e kishës ka qenë super e “blinduar”.
Në ceremoni kanë qenë të ftuar shumë personazhe tënjohur të skenës dhe ekranit, grupe të njohur, këngëtarë dhe muzikantë. Mes tyre, edhe shumë njerëz të thjeshtë, të cilëve dhëndrri u rezervoi një përshendetje shumë speciale dhe të përzemërt.
Pas kësaj, të gjithë u mblidhën në shtëpinë e familjes së Francescës, në San Martino di Bocena, për një darkë të rezervuar për rreth 300 të ftuar.