E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjen.Brig. Umberto Caparro i kalon detyren Gjen. Brig Franco Giannini. Marrin pjese Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, Komandanti i Europes Jugore Admirali Jonson, Ministri i Mbrojtjes Pandeli Maj

Gjen.Brig. Umberto Caparro i kalon detyren Gjen. Brig Franco Giannini. Marrin pjese Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, Komandanti i Europes Jugore Admirali Jonson, Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko dhe anetare te tjere te Kabinetit Qeveritar.

Ngritja e nivelit te Komandes se COMMZ(W) ne komande te Shtabit te Pergjithshem te NATO-s Tirane, eshte nje tregues i rendesishem per vazhdimin e prezences politike dhe ushtarake te NATO-s ne vendin tone,
ishte ky nje nga vleresimet e Presidentit te Republikes Alfred Moisiu ne ceremonine e nderrimit te detyres Perfaqsuesit me te larte te NATO-s ne Shqiperi, ( deri me 17 qershor 2002 Komandantit te COMMZ(W) ne Shqiperi) nga Gjen.Brig Umberto Caparro, tek Gjen.Brig. Franco Giannini i cili do te mbaje qe sot kete detyre.
Ne ceremoni ishin te pranishem gjithashtu Komandanti i Europes Jugore Admirali Jonson, Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, anetare te tjere te Kabinetit Qeveritar dhe perfaqsuesit me te larte te Forcave tona te Armatosura.
Ne fjalen e Komandantit te Europes Jugore Admiralit Jonson u vleresua roli dhe kontributi KFOR –it dhe Shtabit te NATO-s ne Shqiperi ku, sic u shpreh "Me mbeshtetjen e vazhdueshme dhe te forte te Ministrise se Mbrojtjes, te oficereve dhe te popullit shqiptar une shikoj nje sukses dhe arritje te medha per kete Shtab, dhe per marredheniet ne te ardhmen midis NATO-s dhe Shqiperise".
Admirali Jonson pergezoi gjeneral Caparron ne emer te AFSOUTH-it ne Napoli dhe e dekoroi me medaljen "Per sherbime ushtarake"per punen e palodhur dhe per sherbimin besnik kundrejt NATO-s dhe komunitetit nderkombetar.
Vleresim per Gjeneral Caparron shprehu edhe Presidenti yne i Republikes z. Moisiu i cili tha se ne kete ceremoni ai ndodhej njekohesisht, per te nderuar gjenral Caparron, i cili ka dhene nje kontribut te cmuar si per forcimin e bashkepunimit midis Forcave te Armatosura te Shqiperise dhe NATO-s, ashtu dhe per ndihmen per mbeshtetjen e dhene ne zgjidhjen e nevojave dhe te kerkesave te komunitetit. Me propozim te ministrise se Mbrojtjes Presidenti Moisiu e dekoroi gjen. Caparron me medaljen "Per sherbime ushtarake" duke e motivuar me kontributin e tij si ne fushen e bashkepunimit ushtarak, ashtu edhe ne ndihmen e dhene popullsise civile.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›