Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi,i dergoi zotit Fatos Nano nje mesazh te ngrohte ku e uronte per caktimin e tij ne postin e larte te kryeministrit te Republikes se Shqiperise. Ne kete mesaz

Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi,i dergoi zotit Fatos Nano nje mesazh te ngrohte ku e uronte per caktimin e tij ne postin e larte te kryeministrit te Republikes se Shqiperise. Ne kete mesazh zoti Prodi,shkruan:
"I dashur Kryeministër,
Në emër të Komisionit Europian dhe në emrin tim personal, do të doja t'ju përgëzoja për emërimin tuaj si kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe për miratimin e dhënë nga Parlamenti Shqiptar për qeverinë e re nën udhëheqjen tuaj.
Komisioni Europian beson se qeveria juaj do të kontribuojë për të ruajtur si stabilitetin ashtu dhe dialogun politik në Shqipëri dhe që do të çojë përpara procesin e reformave, sidomos në lidhje me këto çështje, të cilat janë kyçe për zhvillimin e gjithanshëm shoqëror-ekonomik të Shqipërisë dhe përafrimin e saj progresiv drejt Bashkimit Europian. Vendi juaj mund të mbështetet në mbështetjen e vazhduar të Komisionit Europian në këtë proces të rëndësishëm. Ju siguroj, i dashur Kryeministër, për konsideratën time më të lartë.
Romano Prodi"