Zevendeskryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme z.Ilir Meta ka marre dje nje mesazh nga Kryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme te Italise Silvio Berluskoni i cili i uron sukses te plot
Zevendeskryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme z.Ilir Meta ka marre dje nje mesazh nga Kryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme te Italise Silvio Berluskoni i cili i uron sukses te plote per detyren e zv.kryeministrit dhe te ministrit te Puneve te Jashtme.
Midis te tjerash z.Berluskoni thote se: " kam patur mundesine edhe ne te kaluaren te çmoj angazhimin Tuaj ne forcimin e marredhenieve midis dy vendeve tona dhe jam i sigurte se lidhjet e ngushta qe bashkojne Shqiperine me Italine do te konsolidohen me tej ne te ardhmen."
Kryeministri Berluskoni nenvizon me tej se Italia do te vazhdoje te mbeshtese afrimin dhe pjesemarrjen e plote te Shqiperise ne strukturat euro-atlantike, duke shprehur bindjen se qeveria shqiptare do t'i jape nje impuls te ri reformave te brendeshme, ne optiken e hapjes se shpejte te negociatave me Bashkimin Europian per nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim-Asocimit. Kryeministri Berluskoni shpreh gjithashtu besimin e tij se raportet e bashkepunimit preferencial mes Shqiperise dhe Italise do te vijne duke u forcuar ne te ardhmen"
Edhe ministri italian per çeshtjet europiane Roko Butilione ka perseritur vendosmerine e Italise per te mbeshtetur me veprime konkrete afrimin dhe integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian edhe ne kuader te pergatitjes se Shqiperise per hapjen e negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit .
Po keshtu duke uruar perzemersisht zotin Meta per pergjegjesite e reja, Butilione shpreh kenaqesine per rivendosjen e bashkepunimit te frytshem te filluar prej kohesh.