E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden 16 kg kokainë në selinë e OKB-së

Rreth 16 kg kakainë u gjet nga policia amerikane javën e kaluar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Droga ndodhej në një çantë me logon OKB-së, e cila mbërriti në zyrën e postës të organizatës, duke shkaktuar edhe aktivizmin e alarmit të sigurisë.
Zëdhënësi Paul Broun tha se pakoja duhet të ishte dorëzuar aksidentalisht pasi nuk kishte emër ose adresë në dërgesën e mbërritur nga Mexico City nëpërmjet Cincinnatit.
Droga e futur në një qese ngriti dyshime në momentin kur ishte duke u skanuar, sepse kishte të stampuar një imitim të dobët të një logoje të OKB-së, në përpjekje për ta kaluar atë si një bagazh zyrtar.
Sipas Zv.Sekretarit të Përgjithshëm në OKB-së për mbrojtjen dhe sigurinë, Gregori Starr brenda qeses, droga ishte fshehur në zarfa të bërë me fletë fletoresh.
Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky i tha agjencisë së lajmeve AP se asnjë pjesëtar i selisë së OKB-së nuk ishte marrësi i parashikuar në dërgesë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›