Pakistan, predha mbi Akademinë ushtarake

Akademia ushtarake e Pakistanit është sulmuar sot me predha por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja të cilat theksojnë se nëntë predha kanë goditur kompleksin ushtarak dhe sipas zyrtarit të policisë në qytetin Abotabad, Abdul Kerim granatat kanë dëmtuar muret e akademisë.
Sipas mediave academia ushtareke nuk ndodhet larg nga ndërtesa, ku ishte fshehur lideri i Al-Kaedës, Osama bin Laden, para se të vritej nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, në maj të vitit të kaluar.