Francë, Sarkozi takohet me Karzain

Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, pritet të takohet sot me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.
Ky takim po bëhet vetëm disa ditë pas vrasjes së katër ushtarëve francezë nga një ushtar afgan. Pas kësaj, Sarkozi është kërcënuar me tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani.
Presidenti Karzai gjendet në një turne në Evropë, ndërsa ndalesa e tij e parë ishte Italia, ku dje u takua me kryeministrin Mario Monti, i cili ka premtuar se “Italia nuk do të largohet nga Afganistani”.
Kryeministri italian ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë me presidentin Karzain, për bashkëpunim politik, ekonomik dhe të sigurisë.