E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rusi/ Rebelimi i Wagnerit tregon dobësi në autoritetin e Putinit

Një tentativë për kryengritje të armatosur në Rusi tregon “dobesi” në autoritetin e presidentit Vladimir Putin, ka thënë kryediplomati amerikan Antony Blinken.

Ai tha se rebelimi i së shtunës nga luftëtarët e Wagner të Yevgeny Prigozhin ishte një “sfidë e drejtpërdrejtë” për Putin, duke e detyruar atë në një marrëveshje amnistie.

Marrëveshja ndaloi marshimin e Wagnerit në Moskë. Mercenarët kishin pushtuar më herët dy qytete të mëdha ruse ndërsa Putin e akuzoi grupin për tradhti, por të gjitha akuzat u hodhën poshtë më vonë.

Sipas marrëveshjes, luftëtarët e Wagner duhet të kthehen në bazat e tyre në terren dhe Prigozhin të zhvendoset në Bjellorusi, udhëheqësi i së cilës Alexander Lukashenko ishte i përfshirë në negociata.

Vendndodhja aktuale e Prigozhin, një ish besnik i Putinit, nuk dihet. Ai u pa për herë të fundit në publik duke dalë nga Rostov-on-Don një nga dy qytetet jugore ku luftëtarët e tij kishin marrë kontrollin e objekteve ushtarake.

Blinken, i cili u shfaq në disa bisedime në SHBA, tha se ishte “shumë herët” për të parashikuar se çfarë ndikimi mund të ketë rebelimi në Kremlin ose në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, nisur në shkurt 2022 citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›