E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden eshtra ne nje batanije ne Sharre cohen per ekzaminim

Ushtarakët e xhenios dhe punonjësit e landfillit të mbeturinave në Sharrë, pas tre ditëve kërkime gjejnë mbetje kockore dhe një moket tapeti bashkë me një batanije të copëtuar.
Nga këto pamje, duket ngjyra e kuqe e mbetjeve të gjetura, ndërkohë sipas procesverbalit të deklarimeve të Ardjan Prrenjasit, që “ABC NEËS” e disponon, 45 vjeçari ka theksuar se batanija me të cilën ka mbështjell trupin e 11 vjeçarit, ka qenë ngjyrë e kuqe e me vija të bardha të çregullta, të dhuruar nga I vëllai I tij.
Pavarsisht mos përputhjes së ngjyrës, ekspertët e policisë shkencore me urdhër të prokurorisë kanë administruar si provë këto mbetje, të cilat janë dërguar pranë Laboratorit të Policisë Shkencore për ekzaminim. Po këta ekspert, nën vëzhgimin e syrit të familjarëve të 11 vjeçarit Julian Çela, dërguan në laborator edhe mbetjen kockore të gjetur në landfill.
Sipas prokurorisë, këto mbetje që u sekuestruan në landfill, do të ekzaminohen në laborator ndërkohë kërkime për trupin e 11 vjeçarit po vazhdojnë në zonën nr.2 të landfillit, ku Prrenjasi ka deklaruar se janë hedhur mebturinat e 30 nëntorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›