Shqiperia eshte me prane finaleve te Boterorit
Pas fitores nuk mund të përmbahej nga gëzimi. Xhani De Biazi ishte një njeri shumë i lumtur pas fitores së kombëtares shqiptare në Oslo ndaj Norvegjisë, ndërsa në tribuna përballë, tifozët nxituan t’i fiksonin momentet në celularë.
“Momente të bukura gjatë karrierës sime kam pasur shumë, është gjithnjë bukur kur fiton, por kjo është një fitore kyç, pasi na jep mundësi të vazhdojmë me ëndrrën tonë”- shprehet De Biazi.
Avantazhi me anë të Salihit ishte vendimtar, ndryshe s’dihet ç’mund të ndodhte.
“Golin e provuam në stërvitje. Ishte një ekzekutim i saktë. U treguan të gjithë shumë të saktë. Goli na ndihmoi pasi në pjesën e dytë nuk po dilnim dot në sulm dhe thjesht po largonim topat. Berisha ishte shumë i mirë, por ishte një fitore e ekipit”.
Suksesi dhe shpresa për Botërorin bënë që italiani të harronte se temperatura ishte dhjetë gradë nën zero në ato çaste. Kishte arsye.
Fjalët e De Biazit
"As në -70 gradë nuk do t’ia dinte".