E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden gjallë 2 peshkatarëte zhdukur, varka afër Durrësit

Të tjera rreth shkrimit Peshkatarët u zhdukën dje, kërkime me helikopter DURRES-Peshkatarët Fatmir Ismaili dhe Gëzim Bashllari janë gjetur. Ata janë mirë. Një kroçierë turistike ka lajmëruar gjetjen e varkës në kepin e Selitës. Ajo i ka imbarkuar në bordin e saj dy personat. Ato janë në gjëndje të mirë shëndetësore dhe brenda disa minutash priten të vijnë në portin e Durrësit.

Era në drejtim nga jugu në veri ka shtyrë varkën në drejtim të Gjiut të Durrësit. Varka është gjetur në Kepin e Selitës në gjiun e Durrësit, disa milje larg bregut të detit. Nga të dhënat e para të kapitenerisë së Durrësit mendohet se dy personat janë peshkatarët e zhdukur prej ditës së djeshme nga ga bregdeti i Vlorës.

Kroçiera ka njoftuar në radio Kapitenerinë e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›