E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro, hapen bankat – dynden klientët për të tërhequr kursimet

29-03-2013 / Gazeta 55

Ditën e hapjes së bankave, qipriotët kanë nxituar të mbajnë radhën për të tërhequr kursimet e tyre në Nikozia. Të gjithë kanë nevojë pasi për dy javë bankat kanë qëndruar të mbyllura. Pavarësisht se ka fatura për të paguar tërheqjet e parave janë të kushtëzuara. Dhe zemërimi i qipriotëve është shfryrë kundër nëpunësve të bankës. Pensionistët shpjegojnë se u kanë thënë të shkojnë pikërisht në zyrat për pension pasi tashmë nuk mund të tërheqin më shumën e tyre nga bankat. Ndërsa të tjerë ankohen se shteti nuk ka të drejtë që tu tregojë atyre se sa para duhet të nxjerrin nga llogaritë personale. Në kuadër të paketës së shpëtimit nga Trojka, Qipro i është nënshtruar masave shumë të rrepta. Ku përveç tërheqjes së detyruar prej 10 për qind nga llogaritë që kalojnë kuotën e 100 mijë eurove, banorët e ishullit nuk mund të tërheqin më shumë se 300 euro në ditë nga llogaritë e tyre. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›