E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden në Tiranë tre të miturat që ishin deklaruar të humbura në Korçë

TIRANË - Tre vajza të cilat ishin deklaruar të humbura mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës janë gjetur në Tiranë.

Të miturat kishin udhëtuar pa dijeninë e prindërve të tyre për në kryeqytet tek motra e njërës prej vajzave.

Vajzat e moshës 10-13 vjeç, B.D, K.Z dhe Xh.H kishin dalë mëngjesin e ditës së hënë për të luajtur në afërsi të banesave të tyre, në ‘Lagjen e Francezeve’ në Korçë, por nuk ishin kthyer më në shtëpi.

Familjarët kishin kërkuar gjatë gjithë ditës në të gjithë qytetin, por pa arritur t’i gjejnë dhe më pas janë detyruar të kërkojnë ndihmën e policisë. 
(a.k/er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›