Gjenden të ngrirë në një bunker dy kushërinj të zhdukur në Has. Situata në veri, dramatike
Dy kushërinjtë e zhdukur prej ditës së djeshme në Has, janë gjetur gjatë pasdites së sotme në një bunker, pothuajse të ngrirë. Mësohet se Isa dhe Myrteza Qarri u gjetën në një bunker në majën e malit Oplas. Ata sipas autoriteteve janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kanë nevoje për ndihmë të menjëhershme dhe të specializuar.
Problemi shtohet edhe më tej, pasi pavarësisht se janë gjetur nga 10 burra që u kanë shkuar në ndihmë, ata kanë mbetur sërish të bllokuar. Mësohet se në drejtim të tyre kanë shkuar edhe 10 burra të tjerë, në mënyrë që ti ndihmojnë për të zbritur nga mali.
Situata në zonën verilindore është rënduar ndjeshëm dhe tashmë mund të themi se kemi të bëjmë me një gjendje të jashtëzakonshme, duke qenë se një pjesë e mirë e fshatrave janë izoluar komplet dhe atyre nuk mund tu vihet në ndihmë.