E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati: Nuk mund të pranojmë që presidenti i ri të jetë shtojcë e Berishës

Share

Në kohën kur zgjedhja e Kreut të ri të Shtetit duket se mban larg mazhorancën e opozitën drejt një emri konsensual, PS këmbëngul për një proces kushtetues, i cili do të çojë drejt një kandidature që të jetë simbol i unitetit kombëtar.
Deputeti Ditmir Bushati, i cili është pjesë e grupit të punës në PS që pritet të paraqesë një staturë të presidentit të ri, deklaron se në kushtet kur Shqipëria pret një përgjigje për statusin e kandidatit drejt BE-së, qëndrimet e njëanshme për Presidentin do të ishin luks për politikën.

Mendoj se te flasesh per kandidatura per postin e Presidentit eshte e parakohshme. Ne kushtet qe ndodhet Shqiperia do te ishte luks te flasim per qendrime te njenashme e kandidatura qe do e kthenin Presidentin në shtojce te qeverise. PS ka shprehur qendrimin e saj per nje proces kushtetues e gjithperfshires ne zgjedhjen e Presidentit, qe te shkohet drejt nje emri qe te jete simbol i unitetit kombetar, nje figure e gjithepranuar nga spektri politik. Palet parlamentare duehet te shkojne drejt nje kandidature qe siguron unitetin e kombit, nga ky proces do te vije edhe identikiti i Presidentit te ri-tha ai.
I pyetur nëse PS do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e nenit 87-të për të sqaruar se sa duhet të jetë kuorumi i deputetëve në sallën e Kuvendit në tre raundet e para të votimit , kur kandidati për President duhet të sigurojë 84 vota, Bushati përgjigjet?
Do të ishte luks i madh që në këto momente ti përgjigjeshim mazhorancës me të njëjtën monedhë, në mënyrë regresive, cfarë do ta çonte Shqipërinë nga një krizë në tjetrën./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›