Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, lamtumirë Amy
BRITANI- Vdes këngëtarja e famshme britanike Emi Winehouse. Lajmi është konfirmuar nga policia londineze, sipas së cilës këngëtarja 27-vjecare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në veri të Londrës, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e kësaj vdekje, megjithëse dyshohet të ketë qenë një overdozë.
Sipas të perditshmes Sunday Mirror, e cila citon burime jo zyrtare, këngëtarja duket të ketë vdekur nga nje koktail ilacesh dhe drogrash. Gazeta i referohet edhe miqve të këngëtares, të cilët kohët e fundit patën shprehur shpesh frikën për jetën e saj për shkak të konsunimit të tepërt dhe jashtë kontrolli të alkolit, vecanërisht të vodkës. Po sipas Sunday Mirror, vetëm javën e fundit, këngetares i kishte rënë të fiket tre herë në shtëpi.
Winehouse morri famë që në moshën 20-vjecare me albumin e saj debutues në vitin 2003, Frank. Megjithëse ishte albumi i 2006-ës, Back to Black që e bëri atë një yll ndërkombëtar, duke fituar edhe 5 cmime Grammy.
Këngetarja e trazuar pati një betejë të gjatë me alkolin dhe drogën që errësuan disi karrierën e saj muzikore, por njëkohësisht e bënë edhe më të famshme.
Winehouse u tërhoq nga turneu europian që kishte planifikuar muajin e kaluar, pasi në etapën e parë të tij, në Serbi ajo u prit shumë keq nga publiku.
Kjo për shkak se këngëtarja ishte aq e pirë në skenë saqë për 90 minuta belbëzoi pjesë të këngëve të saj dhe largohej herë pas here nga skena.
Winehouse, e cila në 14 shtator do të kishte mbushur 28-vjec, njihej për vokalet e saj tepër të fuqishme dhe miksimin eklektik të disa zhanreve muzikore si R&B, soul, dhe jazz.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)