E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përzierje marifetesh

Skuadra e paparë e Jackass 3 kthehet përsëri me të gjithë skuadrën e dy filmave të parë. Kurthet, aktet qesharake, por edhe të rrezikshme, sjelljet e çmendura në publik dhe shumë aventura të tjera, këtë herë do t’ju lënë pa frymë, nga të qeshurat nga e hëna në të diel, në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO. Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 13:50

Jackass. Nuk është një emër i panjohur për shumë adhurues të tyre në të gjithë botën. Me humorin e tyre të marifetshëm dhe me kërcimet e tyre argëtuese, filmi “Jackass” vjen edhe më mirë i realizuar në 3-D.

Ashtu sikurse në filmat e parë, pjesa e re ka plot humor dhe helm sarkastik që vjen në regji të Jeff Tremaine dhe ka gjëra e ambicie të cilat bëjnë që filmin ta kuptojmë në një dimension tjetër, jo ashtu sikurse jemi mësuar më parë. Momentet humoristike janë ato momentet e thjeshta, të pakomplikuara që në këtë film vinë nga një kërcim i Steve O nga trampolina, ku edhe godet kokën. Është një modë e njëjtë e kësaj ekipe të filmit, ndërkaq nuk mungojnë as skenat e përsëritura që tashmë janë bërë rutinë për një ekip të këtillë, që e ka krijuar së pari emisionin dhe tani edhe filmin.

Filmi ka marrë kritika në SHBA, sepse për dallim nga të tjerët, Knoxville sjell dhe gjurmon pak a shumë naivitet, vepron në një terren surrealist, që në këtë rast përshkruhet në kujtimet e tij me Luis Bunuel dhe filmin e tij “My Last Sight”. Banuel ishte i pari që pjesërisht kishte përdorur surealizmin në film për t’i dhënë atij një “moral surrealist kundër kishës dhe shtetit, kundër forcave që kundërshtonin lirinë për të bërë atë që dëshiron”.

Aktorët e Jackass në këtë pjesë e arrijnë këtë shumë lehtë. Në këtë film mund t’i shihni të gjitha, që nga dëshira e meshkujve për femra, përjetimi i vërtetë i fejesës, si është të dalësh i zhveshur në qytet e deri te njerëzit që vuajnë nga homofobia.

Filmi kishte bërë bujë në premierën e tij në Amerikë, ndërkaq më së shumti atë e kishin kritikuar organizata joqeveritare të quajtura “humane”, të cilët mbrojnë njeriun nga veprime të pazakonshme.

Megjithatë, “Jackass 3” është një film që pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga mosha 17 vjeçare e lart dhe këtë javë do të shfaqet në DigitAlb, në kanalin DigiGold.

JACKASS 3D
Regjia: Jeff Tremaine; skenari: Preston Lacy; drejtorë të fotografisë: Lance Bangs, Dimitry Elyashkevich dhe Rick Kosick; dizajner: James Peter Blackmon dhe Seth Meisterman; producentë: Spike Jonze, Johnny Knoxville dhe Tremaine; Distributor: Paramount Pictures dhe MTV Films. Kohëzgjatja: 1 orë e 34 minuta.

Aktorë: Johnny Knoxville, Bam Margera, Steve-O, Chris Pontius, Jason Acuña, Ryan Dunn, Preston Lacy, Dave England, Ehren McGhehey, John Taylor, Spike Jonze dhe Edward Barbanell.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›