Projekti MurdochLeaks
Gjatë javëve të fundit jemi bombarduar nga një lum lajmesh mbi perandorinë mediatike të Rupert Murdoch për skandalin e përgjimeve.
Por me sa duket problemet e Murdoch nuk mbarojnë me kaq. Grupi i hacker-ave LulzSec arriti të thyej sigurinë e The Sun dhe vendosën disa histori false në gazetën e famshme, si vdekja e Murdoch, gjithashtu fikën një numër të madh faqesh që i përkasin News Corp.
Grupi i hacker-ave gjithashtu deklaroi se ka vjedhur edhe 4GB email-e nga The Sun, të cilat mund të ven në rrezik të gjithë cështjen e përgjimeve dhe të nxjerrin në dritë skandale të tjera.
LulzSec ka publikuar një faqe interneti, MurdochLeaks.org, në të cilën besohet do të publikohen të gjitha mesazhet e postës elektronike të vjedhura nga The Sun.
(a.h/BalkanWeb)