Gjendet edhe trupi i një foshnje të mbytur në lumin Tisa
Lajmin e bën të ditur Policia e Kosovës, e cila i referohet njoftimeve të EULEX-it. "Më 2 nëntor kemi pranuar informatën nga EULEX-i se autoritetet e Serbisë kanë gjetur trupin e një fëmije 1-vjeçar. Identifikimi i këtij trupi është në proces", bëri të ditur mbrëmë Policia e Kosovës.