Opozita malazeze: Jo këmbimit të ambasadorëve me Kosovën
"Të njohësh Kosovën dhe të vendosësh marrëdhënie diplomatike me të, duke mos ia vënë veshin qëndrimeve të Beogradit, do të thotë mosrespektim i integritetit territorial të shtetit fqinj dhe më të afërt për ne, Serbisë", ka deklaruar për mediat malazeze deputeti i Partisë Popullore Socialiste të Malit të Zi.
Ai pohon se ka presion dhe kërkesa të strukturave të komunitetit ndërkombëtar, posaçërisht nga Kosova, që të bëhet këmbimi i ambasadorëve midis Podgoricës dhe Prishtinës. Por sipas tij, duke patur parasysh qëndrimet e Serbisë, Mali i Zi mund të hyjë edhe në një episod që mund të jetë shumë problematik.
Deputeti i opozitës malazeze, e cila është proserbe, thotë se protesta në Kosovë në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, nuk është e rastësishme dhe as që mund anashkalohet "ekzistimi i aspiratave territoriale të nacionalistëve shqiptarë".