Gjendet i mbytur në plazhin e Durrësit një 50-vjeçar

Në bregdetin e Durrësit u gjet një trup i pajetë. Sipas policisë rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në zonën e Sektorit Rinia është gjetur në det trupi i një shtetasi, rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima është mbytur, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e tij dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
/rtsh.al/