Gjendet i pajete 86-vjecari grek
Nje shtetas grek eshte gjetur i vdekur ne dhomen e nje hoteli ne Korce. Burime nga policia bejne me dije se 86-vjecari grek kishte prenotuar vete dhomen e hotelit per te fjetur. I moshuari u gjend i vdekur mengjesin e se shtunes nga punonjesit e hotelit te cilet me pas lajmeruan policine. Gjate verifikimeve te policise u konstatua se trupi i pajete i perkiste Dhimiter Anagnostit banues ne Athine te Greqise. Nga hetimet paraprake policia tha se 86-vjecari dyshohet se ka pesuar nje vdekje natyrale.