E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafe-Thane sekuestrohen 10 kg heroine

Heroina kishte si destinacion fillestar Tiranen e me pas tregun evropian

10 kilograme heroine me destinacion Tiranen jane sekuestruar dje nga forcat e policise. Policia e Maqedonise beri me dije se ka penguar transportimin e sasise se heroines ne vendkalimin e Qafe-Thanes ne kufi me Shqiperine. Pas sekuestrimit te lendes narkotike ministrja e Brendshme e Maqedonise Gordana Jankullovska ka bere te ditur se trupat e policise kane shmangur kalimin e heroines drejt Shqiperise. Per kete ngjarje policia ka arrestuar personin me inicialet J. J. nga Tetova 34 vjec i cili po drejtonte makinen e tipit Lada Niva me targa te Tetoves ne te cilen eshte zbuluar droga. Policia eshte ne kerkim te organizatorit te transportit te droges personit me inicialet V. C. 44 vjec nga nje fshat i Radovishit por qe jeton ne Shkup. Po keshtu ministrja Jankullovska deklaroi se behet fjale per heroine me cilesi te larte e cila ne tregun e zi kap vleren nga 200 deri 350 mije euro por sipas saj duke pasur parasysh pastertine e droges pritet qe me perzierjen e materialeve neutrale te fitohet sasi me e madhe e cila dyfish do ta rrise cmimin. Destinacioni i fundit i droges supozohet te kene qene vendet perendimore perkatesisht tregu italian. Nderkohe lidhur me kete ne Gjykaten Themelore Struge u ngrit padi penale kunder personave V. C. dhe J. J. per prodhim te paligjshem dhe leshimin e drogave ne shtije. Dy te akuzuarit jane te njohur per policine pasi kunder tyre disa here me pare jane proceduar padi per krime te ngjashme.

Destinacioni

Sasia e heroines ishte parashikuar qe te dergohej si fillim ne Tirane dhe me pas te niste udhetimin per ne Evrope ku vendi kryesor eshte tregu italian. Burime nga policia bejne me dije se heroina qe u sekuestrua ne Qafe-Thane ishte e paster dhe kur te vinte ne kryeqytetin shqiptare asaj do ti beheshin perzierjet e nevojshme me lende te ndryshme duke krijuar keshtu per trafikantet nje sasi me te madhe dhe nje fitim me te madh. Gjithashtu policia deklaroi se kjo sasi droge ne tregun e zi kap vleren e 200 deri 350 mije eurove.

Arrestimet

Lidhur me ngjarjen policia mundi te arrestonte vetem shoferin e automjetit ne te cilin ndodhej heroina. Drejtuesi i makines Lada Niva me targa te Tetoves me inicialet J. J. 34 vjec u arrestua pasi po mundohej te kalonte drogen drejt shtetit shqiptar. Shtetasi J. J. nuk ishte i panjohur per policine maqedonase pasi kundrejt tij kishte pasur edhe padi te tjera penale. Ndersa shtetasi V. C. 44 vjec eshte shpallur ne kerkim pasi dyshohet te jete organizatori i trafikimit te lendes narkotike. Ndaj ketyre dy personave eshte ngritur padi penale ne Gjykaten e Struges per prodhim dhe leshim te paligjshem shitje te lendes narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›