30 dite burg per kosovarin dyshohet se vrau argjendarin
Eumlshte denuar me nje muaj burg personi qe dyshohet si vrasesi i argjendarit Rrapo Sinanaj. Masa ndaj shtetasit kosovar u dha dje nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane nepermjet gjyqtarit Besnik Hoxhaj. Gjykata ka lene nje afat kohor prej 30 ditesh per ti dhene mundesine prokurorise te mbledhe dhe te paraqese te tjera prova kunder Nexhat Mulajt. Ne momentin e krimit viktima 62-vjecari Rrapo Sinanaj ka qene ne dyqanin e tij duke shitur kur autori ka hyre brenda i maskuar dhe pak para ngjarjes ka pasur nje konflikt mes tij dhe viktimes kjo pasi autori i krimit ka tentuar te grabise vareset sasine e parave si dhe pajisjet e tjera me vlere ndersa viktima e ka kundershtuar. Per faktin se viktima i rezistoi grabitesit perfundoi i vdekur. Nexhat Mulaj i lindur ne Vitak te komunes Skenderaj Kosove dhe banues perkohesisht ne Tirane u prangos nen pisten kryesore per vrasjen si ajo e grabitjes ndersa mesohet se 27-vjecari kishte ardhur ne Tirane vetem pak dite para krimit. Arrestimi i Mulajt u be pas hetimeve intensive nga strukturat e hetimit te krimeve te renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane.