Gjendet i varrosur taksisti Talelli arrestohen tre autoret e vrasjes

Policia Krimi dyshohet per grabitje. Hetimi autoret nderruan targat e makines dhe e hodhen ne lume
Pas 8 dite kerkimesh me ne fund eshte gjetur trupi i pajete i taksistit Fredi Talelli nga Piluri i Devollit. Trupi i 36-vjecarit eshte gjetur mbremjen e se dieles i varrosur ne nje kanal midis fshatrave Korite dhe Podgorie te Korces. Familjaret e viktimes e kishin denoncuar zhdukjen e te afermit te tyre qe me 21 nentor nderkohe qe kater dite me vone eshte gjetur makina e viktimes me targa te ndryshuara pergjate rrjedhes se perroit te Kushes ne Elbasan. Sipas burimeve policia arriti tek automjeti i grabitur dhe me pas i hedhur ne lume per te humbur gjurmet dhe gjetja e trupit te taksistit permes pergjimit te bisedave telefonike mes autoreve te perfshire ne kete ngjarje. Ngjarja e rende qe vuri ne levizje policine e Elbasanit dhe ate te Korces nisi te zbardhej vetem pas arrestimit te Domeniko Kumries nga Elbasani. Ky shtetas kishte nje servis makinash ku eshte bere edhe nderrimi i targave te makines se Fredi Talellit. Sipas burimeve policore 19-vjecari Kumria ka deklaruar ne polici se autore te ekzekutimit te taksistit Fredi Talelli ishin 16-vjecari Arnest Xhacka dhe Elkiero Revani 21 vjec nga Bilishti. Po sipas policise pas krimit dy te rinjte kane hedhur trupin e taksistit ne kanalin ne te dale te fshatit Korite te Korces dhe jane nisur drejt Elbasanit tek shoku i tyre Domeniko Kumria. Dy te rinjte kerkonin te shisnin automjetin tip Mercedes-Benz me targa DV 203 A tek servisi i ketij te fundit. Por me sa duket 19-vjecari Kumria nuk ka pranuar qe ta bleje automjetin apo qe ta nxirrte ate ne shitje tek servisi i tij. Pasi i kane nderruar targat te tre e kane hedhur makinen e Talellit ne perroin e Kushes Elbasan. Mesohet se ata i kishin lene edhe dyert e hapura ne menyre qe makina te fundosej. Ne kuader te hetimeve te kryera rezultoi se autoret e ketij krimi ne Bilisht i kane kerkuar viktimes ti merrte si pasagjere dhe ne afersi te fshatit Korite 16-vjecari Xhacka e ka qelluar viktimen me arme zjarri automatik pas shpine duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Me pas autoret e kane zbritur viktimen nga automjeti duke e hedhur ne kodrat e fshatit Korite dhe jane larguar ne drejtim te qytetit te Elbasanit me qellim shitjen e mjetit te vjedhur ne nje shume prej 2000 eurosh.
Zhdukja
Ka qene 21 nentori dita kur edhe babai i dy femijeve Fredi Talelli ka komunikuar per here te fundit me familjen e tij duke u thene se ishte nisur nga pika kufitare e Kapshtices per ne Tirane destinacion te cilin nuk e arriti kurre. Sipas tyre 36-vjecari punonte si taksist ne linjen Korce-Greqi. Ata kane hedhur qe ne fillim dyshime per nje rrembim te mundshem pasi viktima nuk ka pasur konflikte me njeri dhe njihej si person i qete. Te aferm te familjes Talelli jane shprehur se heren e fundit qe ai eshte pare ka qene duke udhetuar ne linjen Korce-Pogradec rruges se re dhe se prej atij momenti nuk dihet me asgje per fatin e 36-vjecarit. Sipas policise Fredi Talelli ishte qelluar me automatik dhe kishte marre nje plumb ne gjoks qe i ka shkaktuar edhe vdekjen e menjehershme. Ai eshte vrare nga grabitesit e tij qe diten e pare te zhdukjes.
Makina
Ne tentative per te zhdukur gjurmet e vrasjes dy vrasesit e dyshuar Arnest Xhacka dhe Elkerio Revani kane cuar makinen ne Elbasan tek servisi i shokut te tyre per ta shitur per nje shume prej 2000 eurosh. Por bashkepunetori i tyre ne fshirjen e gjurmeve te krimit Domeniko Kumria nuk ka pranuar qe te bleje makinen. Kumria i ka nderruar targat makines tek servili nga DV 203 A ne targa gjermane. Te tre e kane cuar per ta hedhur makinen tek perroi i Kushes ne Elbasan ne afersi te uzines 12 perkatesisht ne afersi te fshatit Katund i Ri ne periferi te Elbasanit. Kane qene pikerisht banoret e kesaj zone qe ne mes te ujit te rrembyeshem kane pare mjetin qe lundronte te cilet lajmeruan menjehere policine. Nderkohe qe familjaret e Fredi Talellit pavaresisht targave te ndryshuara kane njohur mjetin e te afermit te tyre.
Lumi i turbullt
Ky eshte edhe emri i koduar i operacionit qe coi ne kapjen e tre te rinjve. Fale pergjimeve telefonike qe u jane bere tre te rinjve eshte bere edhe zbulimi i tyre si autore te kesaj ngjarjeje. Ne kuader te hetimeve te kryera rezultoi se Arnest Xhacka 16 vjec dhe Elkiero Revani 21 vjec ne Bilisht i kane kerkuar viktimes ti merrte si pasagjere. Ndersa ne afersi te fshatit Korite ka qene ora rreth 2300 e 21 nentorit kur 16-vjecari Arnest Xhacka i ka qelluar mbas shpine me arme zjarri automatik viktimes nga e cila ai mori nje plage ne gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Me pas autoret e kane zbritur viktimen nga automjeti duke e hedhur ne kodrat e fshatit. Arsyeja e vrasjes se Fredi Talellit ka qene grabitja e makines se tij bashke me dy telefona dhe sende personale qe kishte me vete. Gjate hetimeve per zbardhjen e kesaj ngjarjeje dhe kapjen e autoreve te saj nga policia e Elbasanit u bashkepunua ngushte dhe ne menyre te vazhdueshme me prokurorine e ketij qyteti si dhe me policine e Korces. Fillimisht eshte bere identifikimi i bashkepunetorit te dy vrasesve Domeniko Kumries nga Elbasani i cili me vone ka treguar edhe emrat e dy autoreve te vrasjes. Policia mundi ta gjente trupin pas arrestimit te tre autoreve te cilet pas deklaratave kontradiktore per vendin e ngjarjes identifikuan zonen ku kishin hedhur viktimen.