E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika Jeni nen vezhgim respektoni paktin per vizat

Deklarata eshte bere nga ministri belg i Emigracionit Melchior Wathelet vendi i te cilit mban presidencen e radhes se Bashkimit Evropian.

Ai ka kerkuar vazhdimin e fushate informative per qytetaret per te mos lejuar ikje masive drejt vendeve perendimore.

Fushata informative duhet te vazhdoje atje kurse ne do ta ndjekim me kujdes heqjen e vizave ne menyre qe cdo gje te shkoje mire. Autoritetet shqiptare do te informoje sic duhet popullaten por nga ana tjeter qytetaret duhet ta kuptojne mire se cfare eshte ky liberalizim vizash tha Wathelet.

Sipas tij tani eshte radha e Shqiperise te respektoje vendimin e marre nga BE-ja me 8 nentor. Tani eshte radha e Shqiperise dhe e shqiptareve per te bere te njejten gje te respektojne kete pakt mes nesh. Kjo do te thote qe njerezit te mos vijne ne Evrope per te abuzuar per te kerkuar azil apo per te punuar per te rene viktime e atyre qe thone hajdeni se atje ka para strehim pune etj. Nese do te kete njerez qe do ta perdorin heqjen e vizave per kete qellim ata duhet ta dine me pare se do te kthehen ne vendin e tyre tha Wathelet per tv Alsat.

Vendimi i marre nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave afatshkurtra per qytetaret e Shqiperise hyn zyrtarisht ne fuqi me 15 dhjetor. Cdo shqiptar mund te qendroje ne vendet e Bashkimit Evropian te perfshira ne zonen Shengen per tre muaj gjithmone nese jane te pajisur me pasaporta biometrike.

2010-11-29 1654

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›