E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i varur një trup i pajetë, i paidentifikuar

Prishtinë, 13 shtator, NOA Një trup i varur i pajetë i cili është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një shtëpi në ndërtim e sipër, tek lagjia Bregu i Diellit në qytetin e Prishtinës.

Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Kosovës, sipas të cilave, viktima ende nuk është identifikuar.

Ndërkaq, njësitë patrulluese kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor të mjekësisë ligjore, i cili ka konstatuar se trupi i pajetë dyshohet se është i moshës 30-35 vjeç.

Personi në fjalë, ka të veshur një palë pantallona xhinse dhe një bluzë me ngjyrë të zezë.

Nga verifikimi i policisë është vërejtur nga fytyra se është biond me disa fije të thinjura të flokëve, i dobët për nga pesha dhe me një gjatësi mesatare.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/30404-gjendet-i-varur-nje-trup-i-pajete-ende-i-paidentifikuar","title":"Gjendet i varur një trup i pajetë, i paidentifikuar","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›