E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lauka: Policia e Kosovës, bashkëpunim pozitiv me atë shqiptare

Prishtinë, 13 shtator, NOA Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka 

Qëllimi i vizitës së ambasadorit Lauka, së bashku me  anëtarët e tij ka qenë prezantimi i ndërrimit të atasheut policor në ambasadën e Shqipërisë si dhe për tu njohur me organizatën policore dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Selimi, e informoi ambasadorin e Shqipërisë Lauka lidhur me organizatën policore, situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin-koordinimin ndër policor dhe për arritjet e PK-së në luftimin e krimit, e posaçërisht  krimit të organizuar, reformat e bëra ne Polici dhe metodologjinë e re të punës.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së falënderoi atasheun në largim Petrit Bushi për bashkëpunim e tij të treguar gjatë mandatit të tij me policinë e Kosovës dhe njëherësh i uroi mirëseardhjen Astrit Kodrës në pozitën e atasheut policor në ambasadën e Shqipërisë.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë Lauka çmoi lart punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës për rolin e saj kyç në krijimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë, e në veçanti çmoi lart punën e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në patrullime të përbashkëta në territorin e Shqipërisë.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/30414-lauka-policia-e-kosoves-bashkepunim-pozitiv-me-ate-shqiptare","title":"Lauka: Policia e Kosovës, bashkëpunim pozitiv me atë shqiptare","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›