E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen AAK: Haradinaj nuk u lirua për faj të Sejdiut, Thaçit dhe Krasniqit

Prishtinë, 13 shtator, NOA As presidenti Sejdiu, as kryeministri Thaçi dhe as kryeparlamentari Krasniqi nuk e kanë bërë një shkresë të vetme, e cila do ta mbështeste garancinë që EULEX-i ka dhënë për lirimin e Haradinajt.

Kjo ka qenë akuza e ngritur nga partia opozitare kosovare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ngritur ndaj tre liderëve kryesore të vendit, lidhur me moslejimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Kjo e fundit,  ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim të përkohshëm, duke përcaktuar në vendim se lirimi i tij do të mund të nxiste mbështetësit që ti frikësojnë dëshmitarët.

Gjithsesi, vendimi përcakton që Haradinaj nuk paraqet rrezik personal për sigurinë e dëshmitarëve ose të viktimave, por gjithsesi, trupi gjykues paraqitet i mendimit se lirimi i tij mund të tërheqë më tepër vëmendje të mediave, duke e shtuar atmosferën kërcënuese për dëshmitarët.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, tha se Këshilli Drejtues i kësaj partie ka shprehur shqetësim për refuzimin nga Gjykata e Hagës të kërkesë për mbrojtje në liri të kryetarit të kësaj partie.

AAK pret që rigjykimi i ish-kryeministrit të Kosovës të mbahet sa më shpejt që është e mundur dhe ai të kthehet i pafajshëm pranë familjes.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/30408-shperthen-aak-haradinaj-nuk-u-lirua-per-faj-te-sejdiut-thacit-dhe-krasniqit","title":"Shpërthen AAK: Haradinaj nuk u lirua për faj të Sejdiut, Thaçit dhe Krasniqit","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›