E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur djali 36- vjeçar i Silvester Stallones

Djali 36- vjeçar i aktorit të famshëm Silvester Stallone është gjetur i vdekur këtë të premte. Sage Stallone u gjet pa ndjenja nga një punonjës dhe një i afërm i tij. Hetuesit thanë se nuk është gjetur asnjë shenjë në trup, që do të çonte në idene e një vetëvrasjeje.

Silvestër Stallone është zhytur në dëshpërim nga humbja e papritur e djalit të tij- thuhet në një deklaratë për media.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë çuar në vdekjen e të birit të  Stallones, ndërsa hetuesit thanë se janë kryer testet toksikologjike, duke shtuar se, shkaku i vdekjes mund të kërkojë disa javë për tu saktësuar.

Sage Stallone ishte më i madhi i fëmijëve të Stallones, i cili ka bashkëluajtur me babain në dy filma.

Sage ishte një njeri shumë i talentuar dhe i mrekullueshëm, humbja e tij do të ndihet përgjithmonë- thuhet më tej në deklaratën e familjes.

Sage ishte njëri nga dy djemtë që Stallone kishte nga gruaja e tij e parë, Sasha Czack. Sage ka debutuar në film në vitin 1990 në Rocky V, dhe më pas është rishfaqur me babain e tij në vitin 1996 në filmin, Daylight.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›