Partia e Drashkovicit pranon planin e Ahtisaarit

Nënkryetari i LRS-së, që udhëhiqet nga Vuk Draskovici, ka vlerësuar se statusi special për veriun do të ishte i ngjashëm me atë që e ka Tiroli Jugor në Itali.
Jugovic ka potencuar se është e pamundur që në Kuvendin e Serbisë të arrihet konsensus për Kosovën, por, sipas tij, është e arritshme që të sigurohet shumica parlamentare për pranimin e “pjesës jo statusore” të planit të Ahtisaarit, si bazë për dialogun politik ndërmjet Prishtinës, Beogradit dhe BE-së.
"E kemi shansin që popullin serb në Kosovë, në aspektin ekonomik, kulturor dhe shpirtëror, ta lidhim me Serbinë dhe të angazhohemi për status special të veriut, të ngjashëm me atë që e ka Tiroli Jugor në Itali", tha Jugovic, transmeton B92.
Zyrtari i lartë i SPO-së, ka thënë se planin e Ahtisaarit e kanë pranuar institucionet e Kosovës dhe BE-ja.