Gjendet i vdekur ish deputeti grek, Tzanis
Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Volos, ish deputeti i parlamentit grek, 57- vjeçari, Leonidha Tzanis.
Ende nuk ka detaje lidhur me ngjarjen, ndërsa Tzanis ka qenë edhe në detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm në vitet 1999- 2001. Emri i tij është i përfshirë në listën e 36- deputetëve të cilët janë nën hetim.
Leonidha Tzanis ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Tzanis ka qenë i zgjedhur nga PASOK vitet 1993, 1996, 2000 dhe 2004.