E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur një i ri, vajza biznesmenit pejan: E vrava unë!

PEJË-Besarta Kastrati (Harxhi), vajza e biznesmenit të ndjerë pejan, Salih Kastrati, i cili vdiq kohë më parë nga plagët pas sulmit me bombë, pranon se e ka vrarë Fidan Shabin i shpallur i zhdukur prej 10 ditësh, trupi i te cilit u gjet i vrarë të shtunën.

TV "Klan Kosova", duke iu referuar burimeve të saj, mbrëmë njoftoi se Besarta e ka pranuar krimin në prani të avokatit të saj. Sipas saj, motivi i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me babain e saj.

Mësohet se Besarta ka thënë se Shabi e kishte përdhunuar kohë me parë që kur ishte babai i saj gjallë, por që asaj i kishte ardhur turp të tregonte.

Besarta ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer me pistoletën e viktimës Fidan Shabi.
E dyshuara kryesore tha para hetuesve se bashkë me viktimën kishin hipur në tavan, ku më pas edhe e ka ekzekutuar.

Por ky rrëfim nuk duket të jetë shumë bindës. Avokati i saj pritet të kërkojë ekzaminim psikik për të. Orhan Basha, avokati nga Peja, këtë kërkesë do ta paraqesë bazuar në deklaratën që e ka dhënë vetë Besarta Kastrati.
“Kam përshtypjen se klientja ime nuk është diçka mirë. Do t’i propozoj leje gjykatës dhe prokurorit që klientes sime t’i bëhet një ekzaminim psikik”, thotë avokati Basha për Express.

Të shtunën ishte gjetur trupi i pajetë i Fidan Shabit, i cili ishte zhdukur që nga 1 maji, ndërkohë që për këtë rast janë arrestuar dy persona: vajza e biznesmenit Salih Kastratit, Besarta Kastrati dhe një tjetër person, me inicialet, A.E. Ll.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›