Morati jep alarmin: Do rrijë kush e meriton
MILANO - Interit i duhet të mendojë për një ridimensionim të skuadrës në kuadër të sezonit të ardhshëm, ndërkohë që mbetet ende një dyshim i madh se kush do të qëndrojë dhe se kush do të largohet. Presidenti Masimo Morati ka dhënë një sinjal të qartë se në skuadër do të ketë spastrime pas një edicioni negativ, të mbushur me zhgënjime të njëpasnjëshme dhe me ndërrimin e 3 trajnerëve.
“Do të nisim nga konfirmimet, ai që e ka merituar do të qëndrojë, - deklaroi Morati. – Nuk është se sot do të bëjmë gjithçka menjëherë, pasi duhet pak kohë për të kuptuar mundësitë. Me Lacion luajtëm mirë në pjesën e parë, më pas 2-3 minutat e zakonshme dhe pësuam dy gola të çuditshëm. Që në ato momente ndryshoi ndeshje, ndonëse patëm edhe shanse për ta mbyllur në favorin tonë”, shtoi presidenti i Interit. Gjithsesi, tema e merkatos mbetet kryesorja në shtëpinë zikaltër, që këtë vit nuk arritën as objektivin minimal, pjesëmarrjen në Champions. Një gjë e tillë mund të çojë në ndryshime të mëdha në ekip, duke parë edhe mungesën e të ardhurave nga kompeticioni më i rëndësishëm. “Kaluam shumë situata negative, si me trajnerët, ashtu edhe me futbollistët. Lojtarët patën vullnet, por nuk mjaftoi”, shtoi Masimo Morati.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)