Diskutime ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se mbi zhvillimet ne Kosove

Mbreme Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara diskutoi per zhvillimet ne Kosove ne baze te raportit te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Moon.
Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj i ka bere thirrje Serbise qe te largoje strukturat policore nga veriu i Kosoves pasi ato perbejne kercenim te paqes dhe stabilitetit rajonal.
Ndersa Ministri i Jashtem Serbise Vuk Jeremic tha se prej periudhes se raportimit Kosova eshte duke kercenuar komunitetin serb qe jeton atje duke permendur disa incidente qe sipas tij jane bere me qellim nga institucionet e Kosoves.