E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur themeluesi i GROM-it polak

Themeluesi i njësisë speciale të ushtrisë polake GROM, Sllavomir Petelicki, është gjendur i vdekur me një plumb në kokë.

Autoritetet kanë njoftuar se të hënën do të bëjnë autopsinë e trupit të tij, për të zbardhur rrethanat e vdekjes.

Petelicki ka themeluar GROM-in më 1990 dhe ka qenë komandanti i parë i tij.

Kjo njësi, në vitin 2004, ka ndihmuar në kapjen e ish-presidentit të Irakut, Sadam Husein, dhe në vitin 1994 ka marrë pjesë në një mision të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Haiti.

Anëtarët e GROM-it, si pjesë të forcave paqeruajtëse të OKB-së në Kroaci, më 1996 kanë kapur kryetarin e Vukovarit, Sllavko Dokmanoviç, të akuzuar nga Gjykata e Hagës për vrasjen e 260 kroatëve.

Në vitin 1998, Dokmanoviç ka vrarë veten në qelinë e tij në Sheveningen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›