E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, bombë kundër televizionit

Një granatë është hedhur në oborrin e pasëm të televizionit “Sky” në Athinë. Sipas policisë greke, granata difensive e prodhimit rus, u hodh në oborrin e televizionit mesditën e së dielës, në kohën që pothuaj gjithë ekipi i gazetarëve dhe teknikëve të televizionit është në transmetim direkt të zgjedhjeve parlamentare, të dytat brenda dy muajve.

Policia thotë se granata u hodh në godinen e televizionit nga persona të panjohur të cilët u larguan në drejtim të paditur. Granata ende ndodhet e pa shpërthyer në oborrin e godinës së televizionit, gazetarë të të cilit refuzuan të ndërpresin programin. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa një ekip ekspertësh pritet të kryejë shpërthim të kontrolluar nga casti në cast.

Sipas tyre,sulmi ndaj televizionit,konsiderohet sulm ndaj fjalës së lirë, çka nuk i tremb, por vazhdojnë të pa lëkundur punën për informimimin e shikuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›