E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, bombardohet sërish Homsi

Aktivistët sirianë thonë se forcat qeveritare kanë bombarduar fuqishëm qytetin qendror të Sirisë, Homs.

Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, kanë thënë se rreth 1,000 familje duhet të evakuohen.

Të njëjtit kanë kritikuar misionin e Kombeve të Bashkuara në Siri, i cili ka vendosur të pezullojë aktivitetet për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

Këshilli Kombëtar i Sirisë, të cilin e përbëjnë opozitarët e regjimit, ka paralajmëruar se Homsi rrezikohet nga bombardime të tjera, pasi vazhdon të jetë i rrethuar nga 30,000 trupa  të qeverisë.

Burimet e njëjta thonë se civilët kanë humbur furnizimin me ushqime.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Protestat janë pjesë e kryengritjeve të Pranverës Arabe, që kërkojnë ndryshimin e regjimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›