E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vetëvarur në shtëpi 13 vjeçari

Një i mitur është gjetur i vetëvarur sot paradite në banesën e tij në fshatin Bradashesh, të qytetit të Elbasanit.

Mësohet, se familjarët e fëmijës me iniciale A.S kanë gjetur trupin e pajetë në një nga ambientet e shtëpisë ku ata jetojnë, shkruan noa.

Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë shtyrë 13 vjeçarin të kryejë aktin e tmerrshëm të vetëvrasjes. Trupi i tij i pajetë është transportuar në morgun e qytetit të Elbasanit për ekspertizë mjeko-ligjore./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›