Kapen kosovarët, kanë paguar nga 2000 euro për të kaluar kufirin

Policia austriake ka arrestuar të enjten një hungarez të dyshuar se ka kontrabanduar dy kosovarë kundrejt pagesës nga Hungaria në Austri. Hungarezi 25 vjeçar u ka marrë dy shtetasve kosovarë 4000 euro për t`i kaluar ilegalisht matanë kufirit njoftojnë mediet austriake.
Policët, pjesëtarë të një njësiti special kundër kontrabandimit, pasi kishin kontrolluar në afërsi të një ish vendkalimi kufitar kanë parë veturën e 25 vjeçarit, transmeton albinfo.
Në atë veturë ndodheshin dy kosovarë të cilët kanë deklaruar se i kanë paguar hungarezit secili nga 2000 euro për t`i sjellë në Austri.
Kundër të dyshuarit për trafikim ilegal tashmë është ngritur një padi penale. Ndërsa dy kosovarët janë transportuar në qendrën e policisë në Eisenstadt. /Indeksonline/