Gjendet i vrare me disa plumba ne Kerrabe 22-vjecari Nozlli
TIRANE - Nje i ri eshte vrare me disa plumba ne Kerrabe. Ngjarja eshte zbuluar ne oren 0830 te mengjesit te djeshem nga kalimtare te rastesishem. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se nje dite me pare ne oren 0830 ne segmentin rrugor Tirane-Elbasan prane kilometrit 22 eshte gjetur i vrare me arme zjarri i riu Shkelqim Nozlli 22 vjec lindur e banues ne Mezes Tirane. Ishin kalimtaret qe kane njoftuar uniformat blu per trupin e pajete. Ne vendngjarje ka shkuar nje grup hetimor. Keta te fundit kane nisur hetimet duke bere dhe identifikimin e autorit. Ne vendin e vrasjes jane administruar te gjitha provat qe kane sherbyer per zbardhjen e plote te rrethanave te kesaj ngjarjeje. Hetimet nga policia jane duke u zhvilluar ne disa pista te cilat nuk jane bere publike. Burime nga uniformat blu thane se nje nga pistat eshte dhe ajo e borxheve. Sipas tyre viktima ishte i papune. Ai nuk ishte problematik ne zonen e tij dhe nuk kishte ndonje precedent penal. Ai nuk ishte i njohur per policise dhe ishte person i qete. Dyshohet se i riu eshte marre me makine nga Tirana dhe eshte derguar ne Kerrabe ku me pas eshte ekzekutuar. Mendohet se ka qene nje makine Benz dhe ne te kane qene te pakten dy persona. Viktima eshte qelluar me disa plumba ne pjese te ndryshme te trupit dhe ka gjetur vdekjen ne menyre te menjehershme. Autoret pas krimit jane kthyer ne kryeqytet. Policia ka nisur verifikimet e telefonit te viktimes per te zbardhur numrat dhe bisedat e bera gjate dites kur eshte vrare. Aktualisht hetimet jane duke u bere nga efektivet e Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit ne Policine e Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Aktualisht nuk ka asnje person te dyshuar ndersa si deshmitare jane shoqeruar disa te rinj.
19 Tetor 2010