E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon te vjedhe te moshuarin, kapet ne flagrance i denuari

Elbasan- Hyn ne shtepine e te moshuarit per te vjedhur, pronari e kap ne flagrance te denuarin per shitje te lendeve narkotike. Rreth mesnates se enjte, policia ndaloi Erzen Bajramin, 25 vjec, banues ne lagjen "5 Maji" te Elbasanit, i denuar me pare per vepren penale "prodhim e shitje te lendeve narkotike". Ne lagjen "5 Maji", i dyshuari ka tentuar te vjedhe banesen e M. Z., 70 vjec, por eshte kapur ne flagrance nga vete i zoti i shtepise, ne njeren nga dhomat e saj. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Elbasan, per veprime te metejshme per vepren penale "vjedhje e mbetur ne tentative".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›